image Hajnat hynë në një shtëpi në Mitrovicë, vodhën para e ari

Siguri

Hajnat hynë në një shtëpi në Mitrovicë, vodhën para e ari

news image

Një shtëpi në fshatin Zhabarë të Mitrovicës ka qenë cak i hajnave pasditen e 16 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i kësaj shtëpie i ka thënë policisë se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Fsh. Zhabarë, Mitrovicë Jugu, 16.10.2020-18:00. Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ’rast kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari me vlerë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/