Në rrugën “Knjaz Milosh” në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme hajdutët vodhën disa pajisje në vlerë të mijëra eurove, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se ankuesi ka njoftuar se disa persona të panjohur janë futur në bodrumin e tij me forcë, dhe nga aty, kanë vjedhur pajisje për peshkim në vlerë 1 mijë euro.
I dyshuari kryesor është arrestuar dhe nga ai, siç ka mësuar Sinjali, janë konfiskuar gjërat e vjedhura./Gazeta Sinjali/