image Hajnat futen në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin armë dhe laptop

Siguri

Hajnat futen në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin armë dhe laptop

news image

Mbrëmë hajnat në Prishtinë kanë qenë në aksion, Gazeta Sinjali ka raportuar për disa vjedhje që janë kryer në kryeqytet.

Sipas burimeve brenda policisë, për një vjedhje është raportuar edhe në rrugën “Laura Shimani” në Prishtinë.

Hajnat kanë depërtuar brenda një shtëpie në këtë rrugë dhe nga aty kanë vjedhur dy armë të gjata, një laptop, një portofol me dokumente dhe mbi 50 euro.

Këto burime kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se ky rast është duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/