Rastet e vjedhjeve të rënda nuk kanë të ndalur nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, ku po e pësojnë qytetarë të shumtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një vjedhje e tillë ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, ku në një shtëpi janë vjedhur stoli ari katër orë dore dhe një diviar.
Pronari i shtëpisë u ka thënë hetuesve policorë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreh orës 19:10.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/