Rastet e vjedhjeve të rënda nuk kanë të ndalur nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, ku po e pësojnë qytetarë të shumtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Dobratin të Podujevës.
Sinjali mëson se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e një personi dhe kanë vjedhur 20 mijë euro, si dhe stoli ari në vlerë prej 6 mijë eurove.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:46. /Gazeta Sinjali/