image Hajnat bëjnë qyl një shtëpi në Rahovec, vjedhin 17 lira të nuses së familjes dhe para të gatshme

Siguri

Hajnat bëjnë qyl një shtëpi në Rahovec, vjedhin 17 lira të nuses së familjes dhe para të gatshme

news image

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Rëndë e ka pësuar edhe një familje në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë ku kanë arritur që të vjedhin një sasi të madhe të stolive të arit dhe para të gatshme.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar pronari i shtëpisë, i cili ka bërë me dije se hajnat kanë arritur që të marrin rreth 600 euro para të gatshme, 17 lira të arit dhe qafore, zinxhirë e stoli tjera të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme parash.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/