image Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Malishevë, vjedhin ari në vlerë të 5 mijë eurove e pajisje shtëpiake

Siguri

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Malishevë, vjedhin ari në vlerë të 5 mijë eurove e pajisje shtëpiake

news image

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Kështu e pësoi edhe një shtëpi në fshatin Marali të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë arritur që me anë të forcës të depërtojnë brenda shtëpisë, ku kanë marrë stoli ari e pajisje elektro shtëpiake.

Pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se vlera e stolive kap shifrën e rreth 5 mijë eurove, ndërsa dëmi që iu shkaktua me vjedhjen e pajisjeve është rreth 1 mijë e 500 euro.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/