image "Hajde ma thuaj në sy", Gattuso për pak sa nuk e rrah Inzaghin, Tare e merr me të mirë

Futboll

“Hajde ma thuaj në sy”, Gattuso për pak sa nuk e rrah Inzaghin, Tare e merr me të mirë

news image

Trajneri i Napolit, Genaro Gattuso nuk e ka humbur asnjë fije nga karakteri i tij gjaknxehtë dhe i ashpër që prej kohës kur ishte futbollist.

Tekniku i skuadrës bardhekaltër është përplasur disa herë mbrëmë me kolegun e Lazios, Simone Inzaghi, aq sa e kanë tepruar me fjalët kundër njëri-tjetrit.

Pas përfundimit të ndeshjes Napoli – Lazio 3-1, Gattuso e ka vazhduar debatin me njërin prej bashkëpunëtoreve të stafit teknik. Në këtë moment, ka ndërhyrë drejtori i Lazios, Igli Tare, i cili e ka përqafuar Gattuson për ta qetësuar.

“Terrone (term ofendues për njerëzit nga jugu i Italisë) ?! Hajde ma thuaj në sy!”, shpërthen Gattuso pas ankesave të Inzagit për një faull ndaj njërit prej lojtarëve të tij.

“Do të bisedojmë më vone”, i përgjigjet trajneri i Lazios. /Sinjali Sportiv