image "Hajde Borrell, Lajçak ma gjallë", Gjinovci: Nëse KFOR-i s’mundet më i ruajt kufijtë, ta çojmë FSK-në

Kosovë

“Hajde Borrell, Lajçak ma gjallë”, Gjinovci: Nëse KFOR-i s’mundet më i ruajt kufijtë, ta çojmë FSK-në

news image

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga shteti serb.

Ai kërkoi ndërprerjen e ‘hajgareve’ dhe tha se nëse KFOR-i s’mundet t’i kontrollojë kufijtë, atëherë duhet që të vendoset ushtria e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë.

“Hajde Borell, Lajçak, ambasador Hill, hajde ma gjallë, naj reagim sado tlodht diçka”.

“Qysh dallohet veni demokratik me venin ku sundon mafia? Veni demokratik arreston njerëz të dyshum për vepra penale, veni mafioz arreston zbatues të ligjit (policë), veni demokratik nuk e bon të njejtën se ka sundim të ligjit, s’mundet me arrestu policë të ni vendi tjetër, por vendos sanksione në mallra. Kosova është ylli i demokracisë që shëndritë në errësirën ballkanike”, shkroi në një tjetër postim në Facebook Gjinovci.

/GazetaSinjali/