Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri, Albin Kurti, deputetët e PDK-së e kanë penguar duke thirrur ‘rrenc, rrenc, rrenc’.
E gjatë eskalimit të situatës, deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, e ka sulmuar Besnik Bislimin duke e goditur dy herë me grushte.
Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë fjalën në folësen e Kuvendit, dikush nga opozita i ka hedhur ujë shefit të ekzekutivit.
Teksa ishte në transmetim, janë parë të përfshihen në përleshje pozita me opozitën.