image Hailey flet për martesën me Justin Bieber dhe sëmundjen që ai vuan

Bota e Yjeve

Showbiz/ Hailey flet për martesën me Justin Bieber dhe sëmundjen që ai vuan

news image

Modelja e njohur me famë botërore, Hailey Bieber ka folur për herë të parë për vendimin që e mori për t’u martuar me këngëtarin gjithashtu të njohur, Justin Bieber.

Ajo në një intervistë për “Elle Magazine”, ka thënë se për martesë vendosi në një periudhë tejet kritike për artistin, transmeton Gazeta Sinjali.

Modelja tha se situata ishte bërë shumë stresuese, kur Justin ishte sëmur dhe ende nuk iu ishte përcaktuar një diagnozë nga ajo se çfarë vuante.

“Kur u martuam për herë të parë ndihesha sikur vendosja e një dasme në mes të gjithë kësaj gjëje, do të ishte vërtet e bezdisshme dhe stresuese. Justin ishte gjithashtu duke luftuar me problemet e tij shëndetësore. Ai ishte me të vërtetë i sëmurë. Ka një sëmundje që quhet Lyme dhe merrte një mori mjekimesh. Ne nuk kishim një diagnozë”, citohet të ketë thënë ajo.

Hailey shprehet se të gjithë kishin thënë se artisti po përdorte drogë, duke e paragjykuar kështu nga pamja e jashtme.

“Ishte e vështirë sepse të gjithë nga jashtë po tregoheshin shumë të këqij dhe gjykues, duke thënë se dukej sikur pinte drogë, duke thënë se sa jo i shëndetshëm dukej, kur në të vërtetë, ai nuk ishte i shëndetshëm dhe ne nuk e dinim pse”, shtoi më tej modelja.

Ajo në fund ka thënë se është shumë e sigurt për martesën me këngëtarin dhe se nuk do të martohej me dikë tjetër përpos tij./Gazeta Sinjali/