image Haga e arsyeton përfshirjen e të vdekurve si dëshmitarë kundër Thaçit e të tjerëve
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Haga e arsyeton përfshirjen e të vdekurve si dëshmitarë kundër Thaçit e të tjerëve

news image

Haga e arsyeton përfshirjen e të vdekurve si dëshmitarë në procesin gjyqësor, duke u thirrur në një rregullore. Nga Organizatat e Dala nga Lufta, thonë se nuk habiten nga këto që po ndodhin në seancat e Speciales.

Të premten u mbajt konferenca e fundit mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit e të tjerëve.

Kjo seancë u shoqërua me akuza të ashpra ndaj prokurorisë. Ishte pikërisht mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati, Gregory Kehoe, i cili bëri të ditur se në mesin e dëshmitarëve që janë listuar për të dhënë deklaratë në Speciale ndaj ish – krerëve të UÇK-së, është edhe një person i vdekur.

E pas kësaj deklarate të mbrojtjes, Prokuroria po shihet si e pavëmendshme në rastin e Thaçit e të tjerëve.

Këtë e thotë avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, i cili shton se gjithë këto lehtë mund të verifikohen.

Nga Organizatat e Dala nga Lufta thonë se nuk habiten nga këto që po ndodhin në seancat e Speciales.

Faton Klinaku nga kjo Organizatë thotë se qëllimi i Prokurorisë është stërzgjatja e seancave.

Ndërkohë nga Dhomat e Specilizuara për T7 thonë se, nuk mund të përgjigjen nëse në listën e dëshmitarëve në Speciale, ka persona të vdekur.

Megjithatë, sipas kësaj Zyre parashikohet mundësia e pranimit të provave nga personat që kanë vdekur.

Edhe në rregulloren e Procedurës dhe Provave përmenden dëshmitë e personave të padisponueshëm. 

Ndryshe, deri më 17 dhjetor të këtij viti është koha kur Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të dorëzojë dosjen paraprake në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit./GazetaSinjali/