Mbrojtësi kosovar Florent Hadërgjonaj, ka thënë se është i gatshëm të luajë në çdo pozitë që i kërkon trajneri, në prag të sfidës me Republikën e Çekisë.
Hadërgjonaj këtë deklaratë e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, transmeton Sinjali.
Kjo deklaratë vjen pas mungesave të lojëtarëve që do të ketë reprezentacioni i Kosovës në dy ndeshjet gjatë këtij muaji.
Kjo ka bërë që selektori Bernard Challandes të mendojë një skemë të re, qoftë edhe duke sakrifikuar pozicionet e disa futbollistëve.
Rasti konkret është me Florent Hadërgjonajt që pritet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ja shkrimi i plotë i Florent Hadërgjonajt në Facebook: