image Hadërgjonaj mungon ndaj Gjeorgjisë, uron bashkëlojtarët për një fitore

Futboll

Hadërgjonaj mungon ndaj Gjeorgjisë, uron bashkëlojtarët për një fitore

news image

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka bërë një postim në Facebook, para ndeshjes Kosovë –Gjeorgji.

Mbrojtësi i krahut do të mungojë në këtë ndeshje, si pasojë e suspendimit nga kartonët e verdhë.

Por, përkundër faktit që nuk është me grupin, ai ka uruar shokët për një fitore sonte në ‘Fadil Vokrri’.

“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova”, shkroi Florenti.

Kosova dhe Gjeorgjia sot përballen me fillim nga ora 20:45, në Prishtinë.

/Gazeta Sinjali Sporti/