Kosova mori një barazim 1-1 në miqësoren e së martës ndaj Zvicrës, shkruan Sinjali Sport.
Për Kosovën realizoi Milot Rashica, ndërsa për Zvicrën shënoi mbrojtësi Jordan Lotomba.
Sigurisht se kjo ishte një lojë emocionale për lojtarët shqiptarë që e përfaqësojnë Zvicrën si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, megjithatë emocionuese ishte edhe për mbrojtësin Florent Hadërgjonaj, që ani pse i lindur dhe rritur në Zvicër dhe madje edhe kishte luajtur disa ndeshje për Zvicrën, ai në fund kishte pranuar për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjes, Hadërgjonaj deklaroi se ishte një lojë emocionale për të dhe familjen e tij.
“Kam lindur dhe jam rritur këtu në Zvicër, ishte një lojë emocionale për mua dhe familjen time”, u shpreh 27-vjeçari.
Hadergjonaj kishte 14 paraqitje për Zvicrën në fillimin e karrierës së tij, 13 prej të cilave ishin në grupmoshat e reja (U20 dhe U21) dhe njëra ishte për skuadrën e seniorëve.