Guvernatori i shtetit qendror meksikan të Puebla habiti me deklaratën e tij teksa tha se të varfrit nuk i zë koronavirusi, pas janë imunë.
Gjatë fjalëve të tij para gazetarëve të cilat u transmetuan drejtpërdrejt në YouTube dhe Facebook, Guvernatori Luis Miguel Barbosa shtroi një pyetje, duke thënë se: “Shumica janë njerëz të pasur, ju e dini”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së tij. “Nëse jeni i pasur jeni në rrezik, por nëse jeni i varfër, jo, mirë ne të varfrit, ne jemi imunë”.
CNN, shkruan se deklarata e guvernatorit solli reagime të mëdha në rrjetet sociale.
Nga 475 raste të konfirmuara të Meksikës deri më tani, rreth 75 për qind ishin të lidhura me udhëtimet ndërkombëtare sipas statistikave federale të shëndetit. /Gazeta Sinjali/