Dortmund ka shënuar fitore ndaj Wolfsburgut, transmeton Sinjali Sport.
Dortmundi fitoi me rezultat 1-3 në vizitë tek Wolfsburgu.
Emre Can dhe Donyell Malen i realizuan dy golat e parë, pasi ishin në disavantazh nga goli i Weghorst.
Ishte Erling Haaland i cili realizoi goli në minutën e 81-të të ndeshjes.
Ai u inkuadrua në lojë vetëm tetë minuta më herët duke u rikthyer kështu nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta.