image Haaland: Dortmundi po më bën presion, së shpejti do të më duhet të marrë një vendim

Futboll

Haaland: Dortmundi po më bën presion, së shpejti do të më duhet të marrë një vendim

news image

Ylli gjerman, Erling Haaland, ka njoftuar se shumë shpejtë do të vendosë se në cilin klub do të luajë gjatë sezonit 2022/2023, raporton Sinjali Sport.

Ai tha se këtë vendim do ta marrë pasi ka shumë presion nga klubi i Borussia Dortmundit.

Interesim për Halandin kanë shprehur shumë klube. Disa ndër to janë Manchester City, Bayern Munich, PSG, Barcelona e Real Madrid.

Gjashtë muajt e fundit kam vendosur që të mos them asgjë për shkak të respektit për Dortmundin. Por tani ata janë duke më bërë presion për të vendosur, ndërsa unë krejt cka dua është të luaj futboll”, u shpreh Haaland.

“Por, ata janë duke më bërë presion që të vendosi për të ardhmen time kështu që së shpejti do të më duhet të marr një vendim”.

“Presioni që po më bëjnë nuk po më lë rehat të luaj futboll, kështu që është koha që të vendosim”.

/Gazeta Sinjali Sporti/