image Guvernatori i BQK-së i shkon në zyrë ministres Hykmete Bajramit, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Financa

Guvernatori i BQK-së i shkon në zyrë ministres Hykmete Bajramit, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

news image

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, sot ka pritur në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmetin, ku diskutuan për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përgatitjen e rishikimit të buxhetit duke u bazuar në programin e q-everisë, i cili program ka për fokus fuqizimin e sektorit privat dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ministrja Bajrami e vlerësoi punën që po bënë BQK-ja si dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për implementimin e pakos për rimëkëmbjen ekonomike, duke pasur parasysh se një pjesë bukur e mirë e investimeve në këtë fushë do të jetë përmes rritjes së financimit kreditor, ku target kryesor do të jetë përmirësimi i kushteve të financimit për sektorin privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa guvernatori Fehmi Mehmeti uroi ministren Bajrami për pozitën e re dhe theksoi se sektori bankar në Kosovë ka një shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe potencial për të rritur edhe më tej kreditimin e ekonomisë.

Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh rënien e ekonomisë për shkak të pandemisë COVID-19, BQK-ja është e interesuar që bashkë me Qeverinë të jap kontributin e saj gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike./ Gazeta Sinjali/