image Guvernatori i BQK, i përgjigjet pozitivisht ftesës së ministrit Bislimi për pjesëmarrje në takimin konsultues

Kosovë

Ekonomi/ Guvernatori i BQK, i përgjigjet pozitivisht ftesës së ministrit Bislimi për pjesëmarrje në takimin konsultues

news image

Banka Qendrore e Kosovës është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për ta ndihmuar ekonominë e vendit. Guvernatori i saj, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.

Në këtë takim bashkë me Guvernatorin janë ftuar edhe të gjithë ish-ministrat e financave të Republikës së Kosovës.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e kryesuar nga Guvernatori Mehmeti, që nga fillimi i paraqitjes së krizës pandemike ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare,me qëllim që ekonomia jonë ta përballojë sa më lehtë këtë krizë. Ashtu siç e kemi sqaruar edhe në komunikimet e mëhershme me publikun, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke i përcjellë të gjitha zhvillimet dhe është e gatshme për veprime të mëtutjeshme për ta ndihmuar ekonominë e vendit./GazetaSinjali/