image Guterres: Bota është thellësisht e ndarë dhe e shqetësuar

Botë

Botë/ Guterres: Bota është thellësisht e ndarë dhe e shqetësuar

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka hapur debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme në New York, duke paraqitur një përmbledhje me tone të zbehta për situatën në botë.

Ai tha se bota është thellësisht e ndarë dhe e shqetësuar përballë një krize klimatike, përhapjes së terrorizmit, pabarazisë në rritje dhe “mundësinë alarmante” të një konflikti në Gjirin Persik.

Duke e përshkruar sulmin e mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite si “të papranueshëm”, Guterres u bëri thirrje liderëve botërorë të përdorin “arsyen dhe përmbajtjen” në Lindjen e Mesme.

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar pas sulmit të 14 shtatorit në objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe vendet e Evropës Perëndimore kanë fajësuar Iranin, i cili mohon çdo përfshirje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të fliste për Iranin, gjatë fjalimit në Asamblenë e OKB-së, më vonë gjatë ditës.

“Shumë gjëra po ndodhin në lidhje me Iranin, shumë më tepër nga sa do të dini, shumë më tepër nga sa dinë mediat”, tha Trump.

Tensionet ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar që kur Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, u tërhoqën nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, përmes së cilës Irani ra dakord të ndalë aktivitetet e tij bërthamor, në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara, vendosën sanksione për ekonominë iraniane dhe, në anën tjetër, Irani filloi të zvogëlojë disa prej angazhimeve të tij në bazë të marrëveshjes bërthamore./Gazeta Sinjali/