image Gucatit e Haradinajt iu vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Drejtësi

Gucatit e Haradinajt iu vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

news image

Dy ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, iu është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vendimi për refuzimin e kërkesës së tyre për lirim nga paraburgimi është nënshkruar nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, dhe i njëjti vendim është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Kështu, ka mbetur në fuqi masa e paraburgimit deri të shpallet aktgjykimi për ta.

Të njëjtit pritet që brenda një periudhe jo shumë të gjatë të dalin përfundimisht para gjykatës, kur edhe do të jepet verdikti për ta.

Gucati dhe Haradinaj po akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.  

/GazetaSinjali/