image Gucati takohet me ambasadorin Kosnett, flasin për gjendjen aktuale në Kosovë

Politikë

Gucati takohet me ambasadorin Kosnett, flasin për gjendjen aktuale në Kosovë

news image

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Gucati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar pë takimin që ka zhvilluar me Kosnettin dhe për bisedën që kanë pasur lidhur me gjendjen aktuale në Kosovë.

“Gjatë takimit virtual me ambasadorin e SHBA’ve në Kosovë z.Philip S. Kosnett. Biseduam për situaten e tanishme në vend , dhe për veteranët e UÇK’së. Falenderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA’të kanë ndaj Kosovës”, ka shkruar Gucati në Facebook./ Gazeta Sinjali/