image Guardiola flet pas barazimit me Southamptonin: Do të doja të kisha 40 pikë më shumë se Liverpool - Sinjali

Guardiola flet pas barazimit me Southamptonin: Do të doja të kisha 40 pikë më shumë se Liverpool

news image

Pep Guardiola ka dhënë deklaratën e tij pas ndeshjes së sotme ndaj Southampton.

Skuadra e Manchester City lëshoi pikë në udhëtim kundër Southampton, duke luajtur baras 1:1.

Ky barazim nuk e ka mërzitur shumë Pep Guardiolan, i cili tha se edhe në rast fitore, titulli nuk do të ishte punë e kryer, sepse askush nuk shpallet kampion në janar.

“Do të doja të ishim 40 pikë para Liverpool në Premier League, por kjo nuk është e mundur në janar. Nuk prisja të kemi këtë epërsi, por tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi sa më mirë të jetë e mundur”, ka thënë Guardiola.

“Kemi dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Njerëzit thonë se titulli ka përfunduar, por kjo nuk na bënë mirë. Ne kemi shumë ndeshje të vështira përpara, por duhet të qëndrojmë deri në fund.

Të gjithë janë gati të mposhtin kampionët në fuqi. Ne kemi fituar shumë në të kaluarën kështu që gjithmonë bëhet më e vështirë. Kjo është arsyeja pse vetëm një skuadër fitoi dy tituj radhazi në 13 vitet e fundit – dhe duam ta bëjmë përsëri”, shtoi spanjolli.

Manchester City ka shkuar tashmë në 12 pikë përpara skuadrës së Liverpool, por këta të fundit kanë dy ndeshje në dorë për t’i zhvilluar dhe mund ta kthejnë në gjashtë pikë diferencën. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin