image Guardiola e uron Liverpoolin: Ja pse ata ishin më të mirë

Futboll

Guardiola e uron Liverpoolin: Ja pse ata ishin më të mirë

news image

Trajneti i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka uruar Liverpoolin pasi fituan titullin e kampionit të Anglisë pas 30 vjetësh.

“Urime Liverpoolit, tifozëve të tyre, trajnerit, lojtarëve. E merituar”, tha Guardiola pas humbjes 1-2 ndaj Chelseat që e bëri Liverpoolin kampion.

Guardiola është i impresionuar që skuadra e Jürgen Klopp luajti me “fokus të jashtëzakonshëm” – “sikur të ishte shansi i tyre i fundit”.

“Ndoshta nuk kemi treguar të njëjtin pasion”. Spanjolli u përpoq të shpjegojë se si po funksiononte ekipi i tij. “Dhe mbase nuk i kemi pasur këto momente kryesore, veçanërisht në gjysmën e parë të sezonit. Ne lamë pikë në fillim të sezonit, Liverpool nuk e bëri. Ne duhet të jemi më të qëndrueshëm sezonin e ardhshëm dhe të marrim pikët që i kemi humbur kësaj here”, tha trajneri.

Liverpooli përfitoi të enjten nga humbja e Manchester Cityt ndaj Chelseat. Skuadra e Guardiolës, e cila e fitoi kampionatin në dy sezonet e kaluara, është 23 pikë pas Reds dhe nuk ka më një shans matematikor për ta mbrojtur titullin.

Kur u pyet nëse ishte i zhgënjyer, Guardiola u përgjigj: “Ky është realiteti. Ne jemi shumë larg, por 18 skuadrat e tjera janë edhe më larg. Ju nuk mund ta fitoni kampionatin çdo herë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend. Ju nuk mund të fitoni gjithë kohën”. /Gazeta Sinjali