Përleshjet të cilat kalojnë edhe në dhunë fizike nuk mungojnë as në botën e futbollit. Një incident i tillë është shënuar edhe gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, qysh në minutat e parë të fillimit të saj.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, u godit me grusht, nga një prej të pranishmëve në tribunën VIP.
CNA.al, zbuloni ekskluzivisht se personi që goditi Takajn, është babai i lojtarit të Skënderbeut, Leo Zguri, i cili është pjesë e ekipit të parë.
Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa autori i kësaj ngjarje është shoqëruar jashtë tribunës.