image Grupit Parlamentar të AAK-së i shtohet edhe një deputet

Kosovë

Grupit Parlamentar të AAK-së i shtohet edhe një deputet

news image

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është shtuar edhe një deputet në Grupin Parlamentar, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasim Demiri  është deputeti që do t’i bashkohet AAK-së.

Demiri ishte pa grup parlamentar, kurse si deputet u zgjodh nga koalicioni Vakat.

Këtë e bëri të ditur, Daut Haradinaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së.

“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri.Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/