Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është shtuar edhe një deputet në Grupin Parlamentar, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasim Demiri është deputeti që do t’i bashkohet AAK-së.
Demiri ishte pa grup parlamentar, kurse si deputet u zgjodh nga koalicioni Vakat.
Këtë e bëri të ditur, Daut Haradinaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së.
“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri.Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/