Albert Kinolli nga Grupi Parlamentar 6 plus, pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka thënë se nuk janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje në këtë situatë.
Sipas tij, duke e parë situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, nuk duhet të rrezikohet jeta e qytetarëve me tubime e zgjedhje.
“Askush nuk ka vdekur nga zgjedhjet, por duke pasë parasysh se gjendemi në një situatë kritike nuk duhet të rrezikojmë. Është në pyetje jeta e qytetarëve. Ne mendojmë se tani për momentin nuk është koha që qytetarët t’i ekspozohen rrezikut t’i ftojmë në tubime e të shkojmë në zgjedhje. Askush nuk është kundër zgjedhjeve, por në situatën që gjendemi ne mendojmë që nuk jemi të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje”, tha Kinolli para mediave./Gazeta Sinjali/