Grupi i Shtatë Kombeve (G7) po ndërmerr veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që “mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, tha blloku në një deklaratë teksa rikonfirmoi mbështetjen e tij për Ukrainën.
Në deklaratë thuhet:
“Ne u bëjmë thirrje vendeve të treta ose aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kërkojnë të shmangin ose minojnë masat tona, të ndalojnë ofrimin e mbështetjes materiale për luftën e Rusisë, ose të përballen me kosto të rënda.
Për të penguar këtë aktivitet në mbarë botën, ne po ndërmarrim veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë.”
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA.