image Grupet islamike “po humbin popullaritetin” në Gjermani

Evropë

Grupet islamike “po humbin popullaritetin” në Gjermani

news image

Popullariteti i salafistëve dhe lëvizjeve të tjera islamike në Gjermani është duke u zbehur për herë të parë prej krijimit të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka thënë Qeveria gjermane.

Për dallim prej të kaluarës, numri total i njerëzve të përfshirë në salafizëm është duke rënë për herë të parë”, ka thënë Qeveria si përgjigje ndaj pyetjes së një deputeti të partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë.

Arsyet për rënie të popullaritetit përfshijnë vënien e ndalesave ndaj grupeve të caktuara, dënime me burgim kundër islamistëve të njohur si dhe rënia e milicisë terroriste të IS-it, shkruan REL.

Sipas Qeverisë, aktivitetet salafiste janë zbehur edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet gjermane kanë thënë se aktualisht në Gjermani janë 28,290 banorë që janë të lidhur apo anëtarë të grupeve islamike.

Shifrat janë më të ulëta për 1.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Qeverisë, në Gjermani janë 328 banorë që mund apo kanë gatishmëri për të kryer sulme terroriste.

/GazetaSinjali/