Rastet me COVID-19 kanë pësuar rritje gjatë javës së fundit, ku grup mosha më e prekur nga ky virus është 20 deri në 29 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali
Sipas të dhënave të Ministries së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar katër viktima dhe 1 mijë e 96 raste të reja me koronavirus, ku grupmoshat më të prekura janë kryesisht ato të rejat, nga 20 deri në 29 vjeç dhe pas kësaj më të prekur janë personat me moshë 30 deri në 39 vjeç.
Katër viktima janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit ku njëra prej tyre ka qenë i grupmoshës 30-39 vjeç.
Ndërkaq, nga COVID-19 në 24 orët e fundit janë shëruar 53 qytetarë kryesisht të moshës 20-29 vjeç. /GazetaSinjali/