COVID-19

Të infektuar

9492

Të shëruar

5349

Të vdekur

284

Detaje/ Gruaja shtatzënë që vdiq nuk kishte simptoma të koronavirusit, testi iu bë vetëm për siguri, doli e infektuar

news image

Pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, 40-vjeçarja shtatzënë nga Gjakova sot ka ndërruar jetë. Para 6 ditësh, ajo u konfirmua si e infektuar nga koronavirusi, ndërsa që 5 ditë ishte në trajtim intensiv në Klinikën Infektive.

Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se 40-vjeçarja ishte sjellë pa simptoma të koronavirusit në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për t’u transferuar pastaj në Klinikën e Neurologjisë.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli kishte thënë se 40-vejçarja e cila kishte pasur dy lindje me operacion, kishte lodhje dhe plogështi dhe pas kontrollit të neurologut ajo ishte transferuar në Klinikën e Neurologjisë.

“Ka ardhur një shtatzënë mbrëmë nga Gjakova, është shtrirë në spital te ne, në Gjinekologji. Ka qëndro gjysmë ore aty, i është bërë rezonanca dhe është transferuar në Klinikën e Neurologjisë. Ajo ka pas probleme si lodhje, plogështi. E kemi sjellë neurologun e kanë transferuar në Neurologji, mbrëmë. Dy herë ka lindë me operacion, në muajin e shtatë, ka ardhur te na, është hospitalizuar për një orë është thirrur në konsultim neurologu, ka shkuar në Emergjencë prej aty e kanë transferuar në Neurologji”, kishte thënë drejtori i Gjinekologjisë.

Asaj i ishte bërë testi për koronavirus “vëtëm për siguri”, siç kishte deklaruar ditë më parë për Gazetën Sinjali, drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

“Jo, nuk ka pasë temperaturë, nuk ka pasur ethe, kurrgjë, veç që plogështi ka pasë. Ka ardhur neurologu e ka transferuar në Klinikën e Neurologjisë, mbrëmë. Sot kanë shku me ia bë testin për koronavirus. Nuk dyshohet, por me gjasë më mirë është është me ia bë, edhe pse për momentin nuk ka pasë shenja të infeksionit”, kishe thënë Ismajli.

Kjo është vdekja e 13 e pacientëve me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe e 16-a në total. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin