Një grua në fshatin Plemetin të Obiliqit është arrestuar të hënën, nën dyshimin për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
E dyshuara kishte sulmuar fizikisht ish-burrin e saj, i cili më pas është dërguar në QKUK për t’u trajtuar pas lëndimeve të marra.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se e dyshuara është dërguar në mbajtje.