Një grua u qëllua befasisht me revole në SHBA, nga një preson i panjohur cili ndali veturën pranë saj. Mikesha që po e filmonte e transmetoi live në Facebook ngjarjen.
Videoja e filmuar nga mikesha e saj, shfaq viktimën duke ecur nëpër rrugët e Chattanooga në Tennessee.
Gjithçka dukej në rregull në fillim, ku viktima tregon fytyrën dhe bërtet, “kjo është shtëpia ime”. Por, situata ndryshon kur e kthen kokën pas, dhe një person që ishte brenda veturës e qëllon me tre plumba.
Nga frika se mund ta pësojë me jetë, autorja e videos fillon të vrapon në një zonë më të sigurtë, e viktima shihet duke qëndruar e shtrirë në rrugë e mbuluar në gjak.
Nuk dihet nëse viktima e këtij sulmi të pamëshirshëm ka shpëtuar./Gazeta Sinjali/