image Gruaja nga Shqipëria arrestohet pasi rrah keq një burrë në Shtime

Siguri

Gruaja nga Shqipëria arrestohet pasi rrah keq një burrë në Shtime

news image

Një grua është arrestuar të enjten rreth orës 19:20 në komunën e Shtimes, pasi që raportohet se ka sulmuar fizikisht një burrë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se janë intervistuar të dy palët, raporton Gazeta Sinjali.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/