image Gruaja nga Gjilani arrestohet, sulmoi fizikisht bashkëshortin

Siguri

Gruaja nga Gjilani arrestohet, sulmoi fizikisht bashkëshortin

news image

Një grua është arrestuar në Gjilan, pasi që e njëjta dyshohet se dy ditë më parë, në orët e vona ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, gruaja fillimisht kishte pasur zënkë verbale me viktimën, më pas ka filluar edhe ta sulmoj fizikisht.

Ndërkohë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/