image Gruaja në Prishtinë rrahet nga burri dhe dy vëllezërit e tij

Siguri

Gruaja në Prishtinë rrahet nga burri dhe dy vëllezërit e tij

news image

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, kjo përleshje kishte filluar pas një mosmarrëveshje, me ç’rast nga sulmi ka pësuar edhe lëndime trupore, ku e njëjta më pas është dërguar edhe për tretman mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit bashkëshorti i saj është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 14:00./GazetaSinjali/