Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Shefki Kuleta” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Atje një grua 43-vjeçare ka raportuar në Polici se burri i saj ka tentuar ta sulmojë atë fizikisht, mirëpo ajo ka arritur t’i ikë dhe ta lajmërojë rastin në Polici.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se deri të tentimi për ta sulmuar ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që çifti kishin ndërmjet vete.
Më pas, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar.
Siç mëson Sinjali, viktima është kthyer në banesën e saj në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari ka shkuar të banojë te shtëpia e prindërve të tij në Prishtinë.