Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, nga i cili deklaron se ka dhunë psikike për shkaqe xhelozie.
Sinjali mëson se i dyshuari nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj 20-vjeçares me të cilën kanë fëmijë së bashku. Gruaja nuk ka kërkuar tretman mjekësor as urdhër të mbrojtjes, teksa ka kërkuar që të strehohet te familja e saj.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.