Një tifoze ndërpreu një ndeshje ragbi në Australi, duke u futur në terrenin e lojës me të brendshme.
Ngjarja ndodhi në Cbus Super Stadium, gjatë ndeshjes Gold Coast Titans-Parramatta Eels.
Por, ajo që bëri përshtypje ishte dhuna që përdorën punonjësit e sigurisë së stadiumit për ta ndalur vajzën e për ta nxjerrë nga fusha e lojës.
Presidenti i Titans kritikoi punonjësit, duke thënë se rrezikuan të dëmtonin rëndë tifozen me ndërhyrjen e tyre.