image Gruaja i zbulon futbollistit emrin e dashnores në Instagram: Mos harro që kemi dy fëmijë bashkë

Bota e Yjeve

Gruaja i zbulon futbollistit emrin e dashnores në Instagram: Mos harro që kemi dy fëmijë bashkë

news image

Skandal i ri sentimental për Lucas Hernandez, vëllain e mbrojtësit të Milanit, Theo. Futbollisti që luan për Bayern Munich është në qendër të një stuhie.

Ish-partnerja Amelia Lorente në fakt ka postuar një mesazh shumë eksplicit. “Tani mund të ndalosh së luajturi me dy porta, Lucas Hernández. Do të ta dorëzoj vetë, Cristina Buccino.

“Mos harro që ke dy fëmijë, të cilët nuk vjen për t’i vizituar”, – ka bubulluar modelja spanjolle, e cila i ka fshirë të gjitha fotot me ish-futbollistin e Atletico Madridit, me të cilin ka dy fëmijë.

Amelia Lorente e akuzoi Hernandez se kështu ka një jetë të dyfishtë, që është në lidhje edhe me dashnoren, me Buccino.

Në fundjavën e fundit futbollisti ishte në Itali dhe mori pjesë në sfidën e vëllait të tij, Theo, i cili luajti me Milanin kundër Lecce.

/GazetaSinjali/