Kellie Chauvin, gruaja e oficerit policor që u akuzua për vrasjen e George Folyd, ka paraqitur divorcin e saj.
Sipas letrave të paraqitura nga avokati i Chauvin, ndarja ka ndodhur më 28 maj, tre ditë pas arrestimit dhe një ditë para se oficeri u akuzua për vrasje.
Ndryshe, çifti ishte vetëm disa ditë nga përvjetori i tyre i dhjetë i martesës.
“Martesa nuk mund të shpëtohet”, tha avokati i gruas së oficerit amerikan
Chauvin, kërkoi të ndryshojë emrin dhe mbiemrin e saj si rezultat i shumë ofendimeve që erdhën në adresën e saj.
“Ajo po kërkon një ndryshim të emrit. Ajo nuk kërkon një ndryshim të emrit për të mashtruar persona ose për të mashtruar kreditorët, dhe as nuk është një kriminele”, thuhet në dokument.
Ndërsa, në vitin 2018, gruaja fitoi konkursin e Miss Minesota. /Gazeta Sinjali/.