image Bill Gates do të divorcohet nga bashkëshortja pas 27 vitesh martesë

Bota e Yjeve

Bill Gates do të divorcohet nga bashkëshortja pas 27 vitesh martesë

news image

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe bashkëshortja e tij, Melinda, kanë njoftuar se do t’i japin fund martesës së tyre 27-vjeçare.

“Pas një reflektimi të gjatë dhe punës së madhe në rregullimin e marrëdhënieve tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë”, thanë çifti në një deklaratë të përbashkët të hënën, raporton Financial Times, përcjell Gazeta Sinjali.

Çifti kanë deponuar një sasi të konsiderueshme të pasurisë së tyre në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, i cili ka kërkuar të përmirësojë kujdesin shëndetësor dhe të ulë varfërinë në të gjithë botën.

Dyshja tha që ata vazhdojnë të besojnë në atë mision dhe do të vazhdojnë punën e tyre së bashku në fondacion, por nuk besojnë se mund të rriten së bashku si çift, në këtë fazë të ardhshme të jetës së tyre./Gazeta Sinjali/