image Gruaja e Oliver Ivanoviqit anëtarësohet në partinë e Vuçiqit, SNS

Rajon

Pozitë/ Gruaja e Oliver Ivanoviqit anëtarësohet në partinë e Vuçiqit, SNS

news image

Milena Popoviq, bashkëshortja e liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare “SDP”, Oliver Ivanoviq, është anëtarësuar në Partinë Progresive Serbe “SNS”, parti kjo e drejtuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmin për punësimin e Popoviq e kanë konfirmuar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sot partia jonë është pasuruar me një person me energji të paparë, sakrificë për familjen e saj dhe Serbinë. Me fytyra të reja, me fuqi të reja dhe Aleksandar Vuçiqin në krye, vazhdojmë ta ngrisim së bashku Serbinë nga gjunjtë”, shkroi Gjuriq në një postim në Twitter.

Më 16 janar janë bërë dy vite nga vrasja e Ivanoviqit. Ai ishte qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës./GazetaSinjali/