Me 26 janar të këtij viti bëhet një vit që kur basketbollisti, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, humbën jetën si pasojë e një aksidenti me aeroplan, raporton Gazeta Sinjali.
Dhimbjen për vdekjen e tij ende nuk e ka kaluar bashkëshortja, e cila ka publikuar një mesazh në InstaStory.
Ajo është shprehur se e ka shumë të vështirë, por se po lufton vetëm për vajzat e saj.
“Më lini të jem e vërtetë. Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ti je duke qeshur dhe të nesërmen të duket sikur nuk je gjallë. Dua t’ju them njerëzve që po luftojnë me dhimbjen dhe humbjen zemërthyese. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. E di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë vetëm për to. Vdekja është e garantuar, por të jetuarit pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj”, ka shkruar Vanessa në Instagram.
Në aksidentin tragjik me aeroplan, përveç legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vjazës së tij, Gianna, jetën e humbën edhe 7 personave të tjerë.