image Gruaja e Justin Bieber dhe ish e dashura e tij, takohen në këtë event

Bota e Yjeve

Showbiz/ Gruaja e Justin Bieber dhe ish e dashura e tij, takohen në këtë event

news image

Pavarësisht se Justin Bieber dhe Madison Beer mohuan lidhjen e tyre në vitin 2012 duke thënë se ishin vetëm miq, vazhdimisht u aludua se në fakt midis tyre ekzistonte një romancë.

Këngëtares 21 vjeçare i është dashur të përballej mbrëmjen e djeshme gjatë festës së saj të ditëlindjes me gruan aktuale të yllit të hitit “Yummy”, Hailey Bieber.

Megjithatë nga fotot duket se dyshja ruan respekt reciprok, e për më tepër pasi bukuroshja Madison, e veshur me kostum karnavalesh, e ftoi në darkën luksoze në Delilah, Los Angeles.