image Gruaja e infektuar me koronavirus e fshehu udhëtimin në Itali

Rajon

Epidemia/ Gruaja e infektuar me koronavirus e fshehu udhëtimin në Itali

news image

Dje në Durrës u konfirmua rasti i parë me Covid-19. Bëhet fjalë për një grua e cila ishte kthyer nga Italia 4 ditë më parë, si dhe vuante edhe nga sëmundje kronike.

Por, rreziku për të patur të tjerë persona të infektuar me coronavirus nga ky qytet e ndoshta më gjerë është i madh për ditët në vijim, pasi gruaja nuk kishte treguar për historikun e saj të udhëtimit.

Madje, sa kishte ardhur nga Italia kishte marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore, ka sqaruar gazetarja Enkelejda Arapi për emisionin ‘Opinion’.

“Sa i përket pacientes së shtruar në spitalin e Durrësit, situata e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe që prej dy ditësh është futur në reanimacion, por vlen për t’u theksuar se pacientja ndiqej vazhdimisht në spitalin e Durrësit, pra ishte një e sëmurë kronike.

Në momentin e parë që është paraqitur ajo nuk u ka treguar mjekëve historinë e udhëtimit në Itali, madje në vendet e prekura.

Vetëm një ditë para konfirmimit, mjekët e kanë pytur sërish dhe më pas ajo e ka pohuar.

Flitet që është kthyer nga Italia 4 ditë më parë dhe në momentin që është kthyer ka marr pjesë në një ceremoni mortore tek një i afërm”, tha gazetarja.