image Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV-i merr masa ndaj disa fermerëve

Kosovë

Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV-i merr masa ndaj disa fermerëve

news image

Javë më parë ishte konfirmuar prezenca e Gripit të Shpezëve, ose i njohur ndryshe si tipi H5N8 në vendin tonë, transmeton Gazeta Sinjali.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte njoftuar se mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte detektuar prezencën e Gripit të shpezëve ‘Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8’ (Gripi i shpezëve H5N8).

Si rezultat i kësaj deri më tash janë asgjësuar rreth 10 ferma.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Deri më tash janë diku rreth 10 ferma që janë asgjësuar, kryesisht janë ferma të ekonomive familjare që pas marrjes së mostrave kanë rezultuar pozitiv në Gripin e Shpezëve H5N8”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka treguar se rastet e Gripit të Shpezëve që janë konfirmuar janë në shumicën e komunave të Kosovës, përfshirë këtu Prizrenin, Rahovecin, Skenderajn, Mitrovicën, Malishevën dhe disa komuna tjera.

Ai ka shtuar se inspektorët janë në terren duke lokalizuar fermat e prekura tek të cilat kryhen të gjitha shërbimet, duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ngordhura dhe atyre prezente ne fermë nën mbikëqyrje të veterinerëve zyrtarë, duke respektuar masat e biosigurisë.

Sipas OBSH-së, gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpezëve), i cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët. H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit. /Gazeta Sinjali/