image Griep: TGj-ja s’ka marrë ende vendim në lidhje me zhdëmtimin e viktimave në çështjen Shala

Drejtësi

Griep: TGj-ja s’ka marrë ende vendim në lidhje me zhdëmtimin e viktimave në çështjen Shala

news image

Për ecurinë e procesit në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Angela Griep, theksoi se mbrojtja ka paraqitur mendimet e saj se si duhet të zhvillohen procedurat në lidhje me zhdëmtimin e viktimave.

“Në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, mbrojtja paraqiti mendimet e saj se si duhet të zhvillohen procedurat në lidhje me zhdëmtimin e viktimave”, tha Griep.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës më tej theksoi se mbrojtësi i Shalës argumentoi se çështja e zhdëmtimeve eventuale duhet të shqyrtohet vetëm pasi të ketë përfunduar gjykimi, në dallim nga mbrojtësi i viktimave, i cili ka kërkuar që seancat gjyqësore për zhdëmtimin të zhvillohen paralelisht me procesin penal.

Sipas zëdhënëses Griep, mbrojtësit e Shalës u pajtuan me mbrojtësinë e viktimave se në rast të dhënies së një vendimi fajësie, Trupi Gjykues duhet të urdhërojë drejtpërdrejt zhdëmtimin e jo ta dërgojë këtë çështje për padi civile në Kosovë.

“Trupi Gjykues nuk ka marrë ende një vendim për këtë çështje, tha Griep.

/GazetaSinjali/